Tirana vendos fituesin e Conference League – sonte finalja Roma – Feyenoord

Sonte luhet finalja e Conference League.

Në kryeqytetin e Shqipërisë, në stadiumin ‘Air Albania’ të Tiranës, sonte luhet përballja finale e Conference League, mes Roma dhe Feyenoord, shkruan lajmi.net.

Para ndeshjes, bashkia e Tiranës është përkujdesur për një ambient të shkëlqyer për tifozët, megjithatë kjo nuk ka bërë që gjithçka të shkojë pa incidente.

Tifozët holandezë mbrëmë kanë shkaktuar disa probleme, por jo mjaftueshëm për t’i zënë dritën finales së madhe.

Roma e Jose Mourinho kërkon trofeun e vetëm këtë edicion pikërisht në Tiranë, ndaj një Feyenoord që vjen në formë mjaft të mirë.

Roma dhe Feyenoord përballen sonte, me fillim nga ora 21:00.