Tiranë, gardisti vret gruan

Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë bashkëshorten këtë mëngjes në Tiranë.

Alket Arapi, 44 vjeç, e ka qëlluar të shoqen me armën e shërbimit rreth orës 6 të mëngjesit.

36-vjeçarja ka humbur jetën ndërsa punonjësi i gardës është arrestuar më pas nga efektivët e Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Familja banonte në Allias. Çifti ishin prindër të një vajze të mitur. Prej një muaji viktima kishte nisur punë në rrobaqepësinë e së motrës.

Ndaj Arapit kanë nisur hetimet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.