Në një shkollë lartë në Mariland të SHBA-së është raportuar për të shtëna, megjithatë, policët thanë se “rasti është mbyllur”.
Sulmuesi kryesor në shkollën e lartë në Mariland është një student, njoftoi zyra e policisë. Ai është dërguar në spital pasi supozohet se është qëlluar nga forcat e rendit.
Zëdhënësja e policisë, Julie Yingling e konfirmoi se ka të lënduar në shkollën e lartë të Marilandit, por numri i të lënduarve ende nuk dihet. Ajo gjithashtu tha se nuk ka informacion rreth shkakut të sulmit.