Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Premier League.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Bukayo Saka.
Skuadra e Mikel Artetas sonte feston dy herë, pasi në “Etihad” ndeshja u mbyll 2:2.
Manchester City ka barazuar ndaj Nottinghamit, duke mbetur mbrapa në garë për titull kampion.
Tani “Topçinjtë” shkojnë në kuotën e 67 pikëve, kurse City në kuotën e 60 pikëve.








