Tornado godet Miçiganin, situatë “katastrofike” në dëme materiale, 1 i vdekur dhe 44 të plagosur! – VIDEO

Një tornado i fuqishëm ka goditur veriun e Miçiganit pasditen e të premtes, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në të gjithë vendin. Gjithashtu bëhet me dije se të paktën një person ka humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Togeri Jim Gorno i Departamentit të Burimeve Natyrore të Miçiganit i tha CNN të premten në mbrëmje se tornado shkaktoi dëme “katastrofike”, duke përfshirë makina të përmbysura dhe ndërtesa të shkatërruara.

“Është një zonë e frekuentuar në qendër të qytetit, dhe kaloi pikërisht përmes saj,” tha Gorno. “Nuk kemi sirena alarmi si në pjesë të tjera të vendit”.

Departamenti i policisë të Miçiganit konfirmoi në rrjetet sociale se 44 persona ishin plagosur dhe 12 shtëpi ishin shkatërruar si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore.

Të lënduarit janë transportuar në qendra spitalore të ndryshme për të marrë mjekimin e nevojshëm, shtuan ata.

Sipas të dhënave të fundit, banorët e këtij vendi kanë mbetur pa energji elektrike dhe se rrugët kanë mbetur të bllokuara si pasojë e tornados. Gjithashtu thuhet se qendra spitalore kishte arritur kapacitetin e saj maksimal dhe se kufijtë e këtij qyteti janë mbyllur tashmë dukë vënë dhe një orar lëvizjeje për banorët.

Ky nuk është tornado e parë që godet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritet qe autoritetet lokale të marrin masat e nevojshme përsa i përket kësaj emergjence natyrore. /panorama