Tornadoja godet Kentakin e SHBA-së, dyshohet për të paktën 50 të vdekur

Të paktën 50 persona besohet se kanë vdekur nga tornadoja që goditi shtetin juglindor të SHBA-së Kentaki, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“E dimë se ka të ngjarë të kemi më shumë se 50 vdekje, nëse jo dukshëm shumë se kaq, nga kjo ngjarje”, tha Guvernatori i Kentakit Andy Beshear për stacionin televiziv lokal WLKY.

Tornadoja goditi veçanërisht qarkun Graves të premten vonë.

Guvernatori shtoi se dy traktor-rimorkio të mbushura me ujë të pijshëm u dërguan në qytetin Mayfield në qark, i cili u godit rëndë nga tornadoja.

“Kemi një fabrikë në Mayfield të cilës i është shembur çatia, ku dyshojmë se ka shumë viktima”, shtoi ai.

Po ashtu edhe Beshear ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas fatkeqësisë natyrore. /aa