Tottenham dërgon ofertën e parë për Muriqin

Tottenham Hotspur thuhet se ka bërë veprimin e parë për të nënshkruar me sulmuesin e Fenerbahce, Vedat Muriqin.

Sipas asaj që raporton gazeta turke A Spor, Tottenham besohet se ka bërë një ofertë prej pesë milionë eurove për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, përcjell lajmi.net.

Kjo ofertë, është shumë e vogël nga ajo që Fenerbahce shpreson të arkëtojë nga shitja e Muriqit, të cilit i ka vendosur çmim prej 25 milionë euro.

Ndërkohë mësohet se në anën tjetër Lazio ka kontaktuar agjentin e lojtarit, Haluk Canatar, duke marrë informacione për çmimin e lojtarit.

Thuhet gjithashtu se edhe Napoli dëshiron Muriqin.

26 vjeçari verën e kaluar është transferuar nga Rizespor te Fenerbahce, dhe këtë sezon në Superligën e Turqisë ka shënuar 13 gola.