Tragjedi në Berat, humbin jetën tre persona

Policia e Beratit ka bërë të ditur se në fshatin Dyshnik në Berat ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Tre persona kanë ngecur brenda një pusi me ç’rast e kanë humbur edhe jetën.

Viktimat janë Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentjan Balashi.

Lidhur me rastin ka dhënë detaje drejtori i Policisë në Berat, Hasan Ahmetaj.

“Babai ka hyrë i pari 75-vjeç dhe pastaj kanë hyrë për ta shpëtuar djali dhe nipi për ta shpëtuar pa kuptuar se është mungesë totale oksigjeni! Pavarësisht përpjekjeve, të tre arritën në spital pa shenja jete!. Është një rast fatkeq, ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, nesër do marrim masat e duhura për të respektuar edhe rregullat e COVID-19, Për të mos pasur fatkeqësi të tjera”- raporton Top-Channel.