Trajneri i Al Nassr fajëson Ronaldon për eliminimin nga Superkupa e Arabisë

Al-Nassr nuk ia doli në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite pasi u mposht 3-1 nga Al-Ittihad.

Një eliminim dhe rezultat i cili nuk ka lënë aspak shije të mirë te skuadra, trajneri dhe për më tepër te Cristiano Ronaldo, i cili në këtë përballje zhvilloi ndeshjen e dytë zyrtare me skuadrën e tij të re dhe u mjaftua me vetëm një goditje në portë.

Në përfundimin e ndeshjes, trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia, fajësoi pjesërisht portugezin për eliminimin, me francezin i cili priste diçka me shumë nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Natyrisht që nuk jam i lumtur, prisja shumë më shumë nga skuadra, të paktën nga elementët që janë në gjendje të bëjnë diferencën. Një nga gjërat që mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes ishte ai rast i shpërdoruar nga Cristiano në pjesën e parë.