Trajneri i Lituanisë, Urgon dhe portieri, Svedkauskas flasin për Kosovën

Lituania sonte (e mërkurë) është mysafir i Kosovës në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” do jenë pa Amir Rrahmanin të lënduar dhe Aro Muric të përjashtuar, derisa te Lituania mungon Paul Golubick, transmeton lajmi.net.

I pyetur për Kosovën, trajneri i Lituanisë, Valdas Urbanos ka dhënë mendimin personal.

“Kosova ka skuadër të fortë, do kemi sfidë të vështirë, kemi qëllimet tona që duam t’i arrijmë, por kujtojmë se është ndeshje e rëndësishme që na pret ndaj Zvicrës të dielën, pra nesër do provojmë t’i kryejmë qëllimet tona”.

“Të gjithë kuptojmë kushtet e çuditshme që jetojmë këto ditë, pra fakti është se nuk i kemi të gjithë lojtarët që duam”, deklaroi ai.

Ndërsa, për Kosovën mendimin e tij e ka dhënë edhe portieri Tomas Svedkauskas.

“Ndonjë nuk do jetë ndeshje zyrtare, por tranjeri e ka përmendur se nuk ka miqësore dhe luftojmë për fitore”.

“Skuadra e Kosovës është e mirë, ka lojtarë të fortë që luajnë në ligat e mëdha në Itali dhe Gjermani, pra nuk do jetë lehtë për ne”, u shpreh portieri.

Ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe nis në ora 20:45.