Trazira mes Indisë dhe Pakistanit

Ushtria e Indisë ka kryer “goditje të njëpasnjëshme” në kufirin de facto me Pakistanin në Kashmir, gjoja se për të penguar një seri sulmesh të planifikuara në qytete të mëdha.

Ushtria pakistaneze akuzoi Indinë për vrasjen e dy ushtarëve të saj nga ato që i quajti “të shtëna të paprovokuara” përgjatë Linjës së Kontrollit që ndan territorin e kontestuar.
India tha se sulmet e saj kishin në shënjestër “terroristët” përgjatë kufirit.

Sulmet vijnë pasi qeveria indiane akuzoi militantët me bazë në Pakistan se kishin inicuar një sulm në një bazë ushtarake në Kashmir, ku mbetën të vrarë 18 ushtarë. /MESAZHI/