Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor, pasi që kanë thënë se janë therur me thikë nga tre të tjerë.
Tre të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Pandeli Sotiri, Vushtrri / 24.12.2025 – 19:00. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar tretman mjekësor pasi ishin therur me thikë nga tre persona të dyshuar meshkuj. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh.







