Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë në Kodrën e Trimave.
Sipas policisë tre persona kanë pranuar tretman mjekësor pas incidentit.
“VRASJE NË TENTATIVË /SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 31.01.2026-15:20. Raportohet se ka ndodhur një incident me armë zjarri ndërmjet dy grupeve, ku janë përfshirë katër persona të dyshuar meshkuj kosovar. Më pas, njëri nga të dyshuarit ka goditur me veturë një të dyshuar tjetër dhe dy persona të tjerë, dëshmitarët meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë, si dhe është arrestuar një i dyshuar. Të lënduarit, një i dyshuar dhe dy dëshmitarët, janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku i dyshuari është hospitalizuar, ndërsa dëshmitarët, pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar. I arrestuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.








