Tre persona raportohen të zhdukur brenda 24 orëve

Tre persona janë raportuar të zhdukur më 11 nëntor në Policinë e Kosovës.

Një në Obiliq, e dy persona të tjerë janë raportuar të zhdukur në Kamenicë.

Në Obiliq, një grua raportoi se viktima mashkull ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dinte vendndodhja e tij.

Ndërsa, në Kamenicë ankuesi ka raportuar se dy viktima femra janë larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre.

Për të dyja rastet Policia ka nisur hetime.