Tre të ndaluar për thyerjen e xhamave të Kuvendit

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona të dyshuar për thyerje të xhamave të Kuvendit të Kosovës, të cilët i kanë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor dhe njësia e forenzikës për të ekzaminuar vendin e ngjarjes.

Ndryshe, diku rreth orës 17:10 është raportuar për një incident ku disa persona dyshohet se kanë hedhur gurë në drejtim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku si pasojë janë thyer dy xhama të objektit të Kuvendit të RKS-së.