Policia e Gjakovës njofton se sot rreth orës 10:15 stacioni policor në Rahovec ka marr informatën për një fëmijë pa shenja jete në fshatin Ratkoc.
Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se viktima V.H i moshës tri vjeçare kishte humbur jetën në një pishinë të improvizuar në oborrin e shtëpisë së tij.
Viktima menjëherë është dërguar nga familjarët në spitalin rajonal ,,Isa Grezda” në Gjakovë ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë ju kthehet familjarëve.








