Tregu i kompjuterëve do të rikthehet tek rritja në 2024 parashikon IDC

Kërkesa për pajisje të tjera si smartfonët, tabletët, konsolat e lojërave ka kontribuar në rënien dramatike të tregut të kompjuterëve.

Firma e inteligjencës së tregut IDC edhe njëherë tjetër parashikoi të ardhmen e industrisë së teknologjisë. Tregu i kompjuterëve pritet të përjetojë një rënie rekord këtë vit por do të përmirësohet ndjeshëm në 2024.

Kërkesa konsumatorë për kompjuterë ka ngecur në vend ndërsa dërgesat do të përjetojnë një rënie me 13.7 përqind në 2023.

Sipas IDC shitjet këtë vit do të bien në 252 milionë njësi. Industria përballet me një cikël të zgjatur rifreskimi nga konsumatorët, me kufizime buxhetore si dhe paqartësi ekonomike.

Kërkesa për pajisje të tjera si smartfonët, tabletët, konsolat e lojërave ka kontribuar në rënien dramatike të tregut të kompjuterëve.

Ndërsa 2023 do të jetë në vit negativ, IDC parashikon se vitin e ardhshëm shitjet e kompjuterëve do të rriten me 3.7 përqind nga viti në vit me 261.4 milionë shitje.

Do të jetë një volum më i lartë shitjesh se i 2018-ës prej 259.6 milionë por më i ulët sesa i 2019-ës.

Pavarësisht situatës në të cilën gjendet tregut, analistët e IDC janë optimistë për shkak të ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në hapësirën e procesorëve me AMD që arriti në 11 përqind të tregut dhe Apple në 5 përqind në 2022. AI gjeneruese është vendosur në vëmendjen e prodhuesve të harduerit të kompjuterëve ndërsa 2025 pritet të sjellë një valë të re ndërsa Microsoft do ti japë fund mbështetjes për Windows 10-ën.