Ballina Sport Tri medalje për xhudistët e Kosovës në Kupën Evropiane për kadetë

Tri medalje për xhudistët e Kosovës në Kupën Evropiane për kadetë

Xhudistët e rinj të Kosovës Kupën Evropiane për kadetë, kanë arritur të sigurojnë tri medalje tw bronzta në garën që u mbajt në fundjavë në Selanik të Greqisë.

Siç ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës, Milot Gashi ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë 66kg. Arba Hasanaj ka fituar në kategorinë 70kg, poashtu medaljen e bronztë.

Medalje të njëjtë ka fituar edhe Elvira Ukaj në kategorinë plus 70kg.