Portieri Thibaut Courtois, bëhet lojtari i radhës që ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Real Madridit.
Klubi spanjoll, të premten ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me portierin belg për rinovimin e kontratës që i skadonte në fund të sezonit aktual.
Megjithatë, 34-vjeçar do të jetë pjesë e Realit edhe sezonin tjetër pasi me vazhdimin e kontratës, do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2028.
Gjatë nëntë sezoneve të kaluara në “Santiago Bernabeu”, Courtois ka regjistruar 348 ndeshje në të gjitha garat dhe ka fituar 14 trofe, përfshirë tre tituj kampioni të Spanjës dhe dy herë Ligën e Kampionëve.
Courtois iu bashkua skuadrës së Real Madridit në vitin 2018 nga Chelsea kurse me Belgjikën ka regjistruar 115 paraqitje.







