Trondit kryeministri polak: Hebrenjtë ndihmuan nazistët gjatë holokaustit

Projektligji i qeverisë polake për të kriminalizuar çdo gjë që e lidh Poloninë me holokaustin ndaj hebrejve ka shkaktuar mjaft debate në Europë dhe më gjerë, sidomos tek komuniteti në fjalë.

Por, ndërkohë që ishte në një samit në Munih, kryeministri polak Mateusz Moraëiecki bëri një deklaratë të fortë, që rrallë është thënë më parë.

Ai tha se nuk ishin vetëm polakët, gjermanët apo rusët ata që morën pjesë në holokaust, por kishte edhe vetë hebrenj që dorëzuan hebrenjtë tek forcat SS të Gjermanisë naziste, percjell Albeu.com.

Shefi i qeverisë polake e tha këtë duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit hebre Ronen Bergman, i cili tha: “Prindërit e mi kanë lindur në Poloni. Gjyshja ime ka shpëtuar një pjesë të mirë të familjes së saj pasi mësoi se komshijtë kishin njoftuar SS-ët gjermanë se aty pranë jetonte familja e tyre, nëse e kam kuptuar mirë, ju keni ndërmend që të më quani mua kriminel nëse e tregoj këtë në Poloni?”.

Përtej debateve që ka shkaktuar ligji i qeverisë polake, kjo deklaratë pritet të rrisë edhe më tepër kundërshtinë ndaj saj. /albeu.com/