Trump: Do të anulojë urdhrat ekzekutivë të Bidenit të nënshkruar me autopendë

President Donald Trump speaks to reporters on November 27 [Alex Brandon/AP Photo]

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të shfuqizojë të gjitha urdhrat ekzekutivë të Joe Bidenit që, sipas tij, janë firmosur me autopendë. Trump pretendoi se rreth 92 për qind e dokumenteve të Bidenit janë “të pavlefshme”, megjithëse këto pretendime konsiderohen të pambështetura ligjërisht.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump akuzoi Bidenin për moskontroll të presidencës për shkak të moshës dhe tha se do ta çonte para drejtësisë nëse mohonte përdorimin e autopendës. Biden i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se të gjitha vendimet i ka marrë vetë.

Ekspertët ligjorë theksojnë se përdorimi i autopendës është praktikë e zakonshme në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk e bën një dokument të pavlefshëm. Trump vetë e ka përdorur këtë pajisje gjatë mandatit të tij të parë. /mesazhi