Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi drejtimin politik dhe ekonomik të Evropës gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror (WEF), raporton Anadolu.
“E dua Evropën dhe dua ta shoh Evropën të ecë mirë, por ajo nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump në WEF në Davos të Zvicrës.
Ai tha se disa vende në Evropë “sinqerisht nuk janë më as të njohshme, nuk njihen më”.
Trump e ndërtoi kritikën e tij mbi atë që e përshkroi si zgjedhje politike afatgjata të ndjekura si nga qeveria në Washington, ashtu edhe nga kryeqytetet evropiane.
Sipas Trumpit, dekadat e fundit kanë krijuar një “mençuri konvencionale” sipas së cilës rritja ekonomike varej nga zgjerimi i vazhdueshëm i shpenzimeve qeveritare, migrimi masiv dhe varësia nga importet e huaja.
“Konsensusi ishte se të ashtuquajturat ‘Punë të pista’ dhe industritë e rënda duhej të dërgoheshin diku tjetër, se energjia e përballueshme duhej të zëvendësohej me ‘mashtrimin e ri të gjelbër’, dhe se vendet mund të mbaheshin në këmbë duke importuar popullsi të reja dhe krejtësisht të ndryshme nga toka të largëta”, tha ai.


