Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për situatën në Gaza në një intervistë për Fox News, pas kthimit nga udhëtimi i tij në Lindjen e Mesme.
“Gaza është një vend i keq. Ka qenë kështu prej vitesh,” tha Trump. “Mendoj se duhet të bëhet një zonë lirie. Nuk funksionon. Çdo dhjetë vjet, ata kthehen te Hamasi.”
Ai shtoi se ka nisur të punojë për çështjen humanitare pas diskutimeve me liderë gjatë udhëtimit të tij.
“Njerëzit po vdesin nga uria. Njëri nga tre liderët e mëdhenj që takova para dy netësh më tha: ‘Të lutem ndihmo palestinezët,’” tha Trump.
“E kam nisur tashmë punën për këtë. Është një problem i thellë, por do ta zgjidhim.”
Më herët është raportuar se Trump po punon për një plan që parashikon zhvendosjen e deri në një milion palestinezëve nga Gaza drejt Libisë, sipas NBC News. /mesazhi








