Trump: Gjermania nuk po i paguan NATO-s pjesën që i takon

Gjermania nuk po paguan pjesën që i takon NATO-s, sipas Donald Trump, i cili nuk kursen kritikat ndaj Berlinit edhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot rritjen e shpejtë, ashtu sikurse e kishte dëshiruar ai, të shpenzimeve ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s, që feston këtë javë 70-vjetorin.

“Që prej ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, ka pasur një rritje të shpejtë”, theksoi ai ndërkohë që priste sekretarin e përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg.

Presidenti amerikan për herë të parë nuk i përsëriti kritikat e tij kundër vendeve të tjera që i akuzonte deri tani se nuk po kontribuonin mjaftueshëm në përpjekjet për mbrojtje të përbashkët.

Në samitin e NATO-s në Uells, në vitin 2014, të gjithë anëtarët e NATO-s u zotuan se do të rrisnin deri në 2% të PBB-së shpenzimet e mbrojtjes brenda vitit 2024.

Gjermania do të shpenzojë 1,2% këtë vit.