Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump i jep ultimatum Iranit: Paqe, ose sulme të tjera do të...

Trump i jep ultimatum Iranit: Paqe, ose sulme të tjera do të pasojnë

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se SHBA mund të ndërmarrë sulme të tjera nëse Teherani nuk pranon të bëjë paqe. Paralajmërimi i tij vjen pas një sulmi amerikan ndaj tre objekteve bërthamore iraniane të shtunën.

“Irani, ngacmuesi i Lindjes së Mesme, tani duhet të bëjë paqe. Nëse nuk e bën, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha dhe më të lehta për t’u kryer,” tha Trump në një fjalim drejtuar kombit mbrëmjen e së shtunës.

Ai shtoi se situata nuk mund të vazhdojë kështu dhe se nëse nuk ka paqe, Irani do të përballet me pasoja të rënda: “Do të ketë ose paqe, ose tragjedi për Iranin, shumë më e madhe se ajo që kemi parë gjatë tetë ditëve të fundit. Kujtoni, ka ende shumë objektiva të tjera.”

Trump theksoi se SHBA është e gatshme të veprojë me “saktësi, shpejtësi dhe aftësi,” duke shtuar se një goditje tjetër mund të ndodhë “brenda pak minutash.”