Cfarë do ti dhuronit një njeriu që ka pasuri dhe pushtet? Epo, nëse ai njeri është Donald Trump, mund ti ofroni një tualet prej floriri.
Sipas The Washington Post, Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar muzeut të Nju Jorkut nëse mund të marrë hua peisazhin e Van Gogh për banesat private të presidentit dhe Zonjës së Parë, përcjell albeu.com
Kuratorja e muzeut Nancy Spector u përgjigj se piktura nuk ishte e disponueshme, por ajo ofroi për Trump tualetin artë 18 karattë quajtur Amerika.
Nuk dihet nëse Trump do ta pranojë “dhuratën”, e cila është sa thumbuese, aq edhe qesharake. Deklaratat e fundit të Trump, ku ai i quan vendet afrikane “gropë qenefi” ka marrë bujë, e mbase ky toalet lidhet me të. Trump për momentin është jashtë vendit, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.