Trump: Kuba është “shumë ndryshe” nga Venezuela, “nuk ka naftë”

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Kuba është “shumë ndryshe” nga Venezuela, duke theksuar se ishulli nuk ka burime energjie apo naftë. Deklaratat u bënë gjatë një bisede mbi situatën në Kubë dhe të ardhmen e saj.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Kuba për të shmangur të njëjtin fat si Venezuela, Trump tha se vendi ndodhet në “gjendje të keqe” dhe se për vite me radhë është mbështetur tek Venezuela për naftë dhe mbështetje financiare. “Askush nuk e di vërtet se çfarë do të ndodhë me Kubën,” u shpreh ai.

“Po e diskutonim këtë më herët,” tha Trump. “Kuba është shumë ndryshe. Ata nuk kanë energji, nuk kanë naftë, por jetonin nga nafta e Venezuelës. Ajo që kanë janë njerëz shumë të fortë dhe figura shumë të fuqishme ushtarakisht, të cilët do të mbronin ata që qeverisin Venezuelën dhe do të merrnin shumë para prej saj.”

Nga ana e tij, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se udhëheqja kubane ka një zgjedhje për të bërë. “Ne nuk kemi interes për një Kubë të destabilizuar, por kjo do të ishte përgjegjësi e tyre, sepse refuzojnë t’u japin qytetarëve të Kubës liri ekonomike dhe politike,” tha Rubio. /mesazhi