Trump kufizon më tej hyrjen e shtetasve të huaj në SHBA

Presidenti Donald Trump nënshkroi sot një proklamatë që kufizon dhe shtrëngon më tej hyrjen e shtetasve të huaj në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur sigurinë kombëtare si arsye, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu.

Sipas proklamatës, SHBA-ja shton kufizime të plota dhe ndalesa hyrjeje për edhe pesë vende të tjera – Burkina Faso, Mali, Nigeri, Sudani i Jugut dhe Siria (të gjitha vende afrikane, përveç Sirisë) – përveç listës fillestare prej 12 vendesh.

SHBA-ja “shton gjithashtu kufizime të plota dhe ndalesa hyrjeje për individët që mbajnë dokumente udhëtimi të lëshuara nga Autoriteti Palestinez”, thuhet në deklaratë.