Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po largohet një ditë më herët nga samiti i Grupit të Shtatëshes (G7) në Kanada, për shkak të përshkallëzimit të situatës mes Izraelit dhe Iranit, raportoi agjencia Associated Press.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi:
“Presidenti Trump pati një ditë të shkëlqyer në G7, madje nënshkroi edhe një marrëveshje të rëndësishme tregtare me Mbretërinë e Bashkuar dhe kryeministrin Keir Starmer.”
“U arrit shumë, por për shkak të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme, Presidenti Trump do të largohet sonte pas darkës me krerët e shteteve,” tha mbrëmë Leavitt.
Largimi i parakohshëm i Trump nga samiti thekson rëndësinë që po merr kriza në Lindjen e Mesme në agjendën amerikane dhe nënvizon përparësitë emergjente të Uashingtonit në një moment kritik për sigurinë ndërkombëtare. /mesazhi







