Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump nuk kërkoi miratimin e Kongresit për sulmet ndaj Iranit

Trump nuk kërkoi miratimin e Kongresit për sulmet ndaj Iranit

Kushtetuta e SHBA-së i jep Kongresit autoritetin për të shpallur luftë dhe për të miratuar përdorimin e forcës ushtarake. Megjithatë, Presidenti Donald Trump ndërmori sulmet ajrore ndaj Iranit pa kërkuar paraprakisht miratim nga Kongresi.

Në të dy dhomat e Kongresit – Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve – ligjvënës nga të dyja partitë kishin propozuar legjislacion që do ta detyronte presidentin të kërkonte miratimin e Kongresit përpara se të godiste objektet bërthamore iraniane. Por Trump i parapriu votimeve, duke vepruar pa autorizim.

Mungesa e këtij miratimi pritet të bëhet një temë kryesore debati në politikën amerikane, veçanërisht nëse konflikti në Lindjen e Mesme përshkallëzohet në një luftë më të gjerë. /mesazhi