Presidenti amerikan Donald Trump priti kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me një shtrëngim duarsh dhe një përkëdhelje në shpinë, teksa u hap zyrtarisht takimi i tyre në rezidencën Mar-a-Lago.
Ky është takimi i pestë i Netanyahut në Shtetet e Bashkuara që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në muajin janar.
Në qendër të bisedimeve pritet të jenë faza e dytë e armëpushimit në Gaza, si dhe zhvillimet rajonale që lidhen me Iranin dhe Sirinë.
Në një moment joformal para gazetarëve, Trump bëri shaka duke thënë: “A e njeh dikush këtë njeri?”, duke iu referuar Netanyahut.
Deklaratat e plota nga takimi pritet të bëhen publike më vonë. /mesazhi



