Trump i quan këto vende “gropë qenefi”

President Donald Trump speaks during a prison reform roundtable in the Roosevelt Room of the Washington, Thursday, Jan. 11, 2018. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar zemërim pas raporteve se ai përdori gjuhë të fëlliqur në Shtëpinë e Bardhë, ku ai pyeste se pse SHBA-të duhej të merrnin emigrantë nga vendet afrikane dhe Haiti.

Ai iu referua këtyre vendeve si “gropë qenefi” raporton Washington Post.

Washinton Post thotë se burimet e tyre njoftojnë se Trump gjatë takimit tha: “Pse duhet që të gjithë këta njerëz nga Afrika të vijnë këtu? Ato shtete janë si gropë qenefi… Ne duhet të kemi më shumë njerëz nga Norvegjia”.

Këto deklarata Trump i bëri në Zyrën Ovae, ku u diskutua një marrëveshje dypalëshe e imigracionit me senatorët. /MESAZHI/