Trump vendos 25% taksë për mallrat kineze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të implementojnë taksa të reja për importet nga Kina, ka bërë të ditur Presidenti Donald Trump.

Një taksë prej 25% do të përfshihet në të mirat nga Kina, të cilat përmbajnë teknologji të rëndësishme industriale. Nga administrata amerikane pritet të bëhen të ditura specifikat gjatë ditës.

“Tregtia në mes të dy vendeve ka qenë e padrejtë për një kohë të gjatë. Kjo situatë nuk është më e durueshme” ka thene Trump.

Ky veprim paraqet një eskalim të luftës tregtare në mes të fuçive botërore dhe vjen pas vendosjes së tarifave për importet nga Evropa, Kanadaja dhe Meksika për metale dhe alumin.

Kina kishte premtuar se do t’i përgjigjet shpejt SHBA-ve, në qofte se vendosen taksa të reja.