Trupat e para nga SHBA mbërrijnë në Poloni

Trupat e para amerikane mbërritën të shtunën në bazën ushtarake Rzeszow në Poloninë juglindore.

Ushtarët do iu vijnë në ndihmë aleatëve të NATO-s në Evropën Lindore, ndërsa pritet një ngritje ushtarake ruse.

Avioni i vogël u ul në tokë, ndërsa përgatitjet në bazë ishin në zhvillim e sipër. Punëtorët po ndërtonin një gardh rrethues.

“Siç u njoftua, elementët e parë të grupit luftarak të brigadës nga Divizioni i 82-të Ajror i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara kanë mbërritur në Poloni,” tha një zëdhënës ushtarak polak.

Të mërkurën, presidenti i SHBA Joe Biden urdhëroi gati 3 mijë trupa shtesë në Poloni dhe Rumani për të mbrojtur Evropën Lindore.

Rusia ka mohuar planet për të pushtuar Ukrainën, por ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës dhe thotë se mund të marrë masa të papërcaktuara ushtarake nëse kërkesat e saj nuk plotësohen, duke përfshirë një premtim nga NATO për të mos pranuar kurrë Kievin.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s pritet të diskutojnë përforcime të mëtejshme në takimin e tyre të ardhshëm në 16-17 shkurt. /euronews