Truqe me kripë: Pastron hekurin, pastron gypat, eliminon njollat…(Video)

Kripa e zakonshme e kuzhinës do t’jua lehtësojë jetën dhe do t’ju kursejë para.

Këtë video në YouTube e kanë shikuar më shumë se 11 milionë veta, gjë që nuk është për t’u çuditur, duke pasur parasysh që fjala është për truqet shumë të dobishme.

Kripa e zakonshme e kuzhinës do t’jua bëjë jetën më të lehtë dhe do t’ju kursejë para – është e dobishme për zgjidhjen e këtyre shtatë problemeve:

Pastron njollat nga hekuri
Me kripë më lehtë pastrohet veza e thyer
Me sukses fik zjarrin kur yndyra ndizet në tavë (tigan)
Eliminon shtresat e yndyrës dhe ushqimin nga enët
Freskon sfungjerin e larjes së enëve
Pastron njollat në vaskë dhe në lavaman
Pastron gypat./Mesazhi/