TSK dhe ULS çlirojnë qendrën e qytezës Xhinderes në Afrin

TSK dhe ULS çlirojnë nga terroristët qendrën e qytezës Xhinderes në Afrin të Sirise. Përleshjet me terroristët vazhdojnë.

Pas çlirimit të Kodrës Xhinderes nga TSK dhe ULS, e cila dominon në qendrën e qytezës, ishin përshpejtuar operacionet ajrore.

Siç njoftojnë gazetarët e AA-së në terren, pas hyrjes së TSK-së dhe ULS-së në qendrën e qytezës Xhinderes, në jugperëndim të Afrinit, këto forca kanë hyrë në përleshje me organizatën terroriste YPG/PKK-DEASH për çlirimin e plotë të rajonit.

AA ditë më parë kishte incizuar nga ajri qendrën e qytezës Xhinderes, ku shihej se kjo qendër në masë të madhe është boshatisur.

Afrin përbëhet nga gjashtë qyteza, si dhe një qendër qarku.

PYD/PKK, kur i mori sinjalet për operacionin, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i kishte formuar në qendrën e qytezës së Afrinit. Ndërsa civilët nga qytezat i kishte transportuar në qendrën e qytezës që t’i përdorë si mburojë e gjallë.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 156 pika, përfshirë katër qendra të qytezave, 122 fshatra, si dhe 30 pika kritike në Afrin.