Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se është dhënë kundërpërgjigje e menjëhershme ndaj sulmeve me topa/mortaja ndaj pikës vëzhguese numër 9 në rajonin Murak nga rajonin Tall Bazan i cili kontrollohet nga forcat e regjimit në rajonin për uljen e tensioneve në Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim Ministria e Mbrojtjes njofton se një sulm me topa/mortaja është kryer ndaj pikës vëzhguese numër 9 në rajonin Murak nga rajonin Tall Bazan i cili kontrollohet nga forcat e regjimit në rajonin për uljen e tensioneve në Idlib të Sirisë.
“Në sulmin e kryer nuk ka patur humbje nga personeli por janë dëmtuar rëndë një pjesë e pajisjeve që ndodhen në bazën tonë. Janë kryer ndërhyrjet e nevojshme në praninë e Rusisë në lidhje me sulmin. Situata po ndiqet nga afër”, thuhet në deklaratën e ministrisë ku vihet theksi se ndaj sulmit është dhënë kundërpërgjigje e menjëhershme me armët e rënda që ndodhen në rajon.