Ballina Artikuj “Turpi është stolia e gruas”

“Turpi është stolia e gruas”

Hoxhë Halil Avdulli

Kur Merjeme a.s. tha:

“Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj dhe të isha harruar krejt!”

Ajo u tregonte grave se ndershmëria dhe turpi janë më të çmuara se vetë jeta.

Vazhdimisht përpiqem të kuptoj: çfarë pa Musai a.s. te vajza e Medjenit, që e bëri të kalojë dhjetë vjet nga jeta e tij si shpërblim për martesën me të?

E gjeta përgjigjen në fjalën e Allahut:

“Atij i erdhi njëra prej tyre, duke ecur me turp të thellë…”

Zoti nuk përmendi gjatësinë e saj, as pamjen e jashtme — por përshkroi pasurinë më të çmuar që ajo kishte: nderin (turpin, ndrojtjen, mirësinë e brendshme).

Kështu kuptova se turpi është stolia e gruas, thesari i saj i vërtetë dhe, për fat të keq, pikërisht këtë po e humbasim kohëve të fundit.

Nga: Hoxhë Halil Avdulli