Vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi, përmes të cilave do të zbatohet sistemi i ri presidencial, në sheshet e vendit mbizotëron atmosferë demokratike, pasi fushata zgjedhore zhvillohet në harmoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Fushata është përshpejtuar me afrimin e kohës së zgjedhjeve, ndërkohë që kanditatët presidencialë dhe partitë politike janë duke i vazhduar mitingjet e tyre, në të cilët shpalosin premtimet para qytetarëve.
Fushata përfshin autobusë dhe automjete që shëtisin nga lagjja në lagje, ndërsa shpërndahen broshura në stendat e vendosura në vendet më të frekuentuara.
Meqë fushata zgjedhore përkon me muajin e Ramazanit, partitë gjejnë mundësinë për t’u takuar me qytetarët edhe në programet e ndryshme të iftarëve që organizojnë.
Rrjetet sociale
Një tjetër hapësirë përmes ku demokracia erdhi në shprehje janë edhe rrjetet sociale. Në vazhdën e fushatës, partitë politike dhe kandidatët i kanë dhënë rëndësi këtyre platformave.
Kandidatët po përdorin këtë hapësirë për të njoftuar qytetarët me premtimet që bëjnë pjesë në programet e tyre dhe për të transmetuar drejtpërdrejt mitingjet.
Festivale demokratike në sheshe
Në vendet më të frekuentuara, siç janë hapësirat pranë qendrave tregtare, fushata zhvillohet duke ngritur stenda, ku kandidatët për deputetë dhe partitë përmes broshurave të shpërndara njoftojnë qytetarët me programin e tyre.
Një fakt që ka fituar vlerësim të madh të qytetarëve është se parti të ndryshme politike zhvillojnë aktivitetet në mënyrë demokratike pranë njëra-tjetrës.