Turqi, kapen 425 emigrantë të paregjistruar

Drejtoria e Policisë së Stambollit, në koordinim me Drejtorinë për Luftimin e Migracionit Ilegal dhe Drejtorinë Doganore, organizuan pesë operacione kundër trafikimit të emigrantëve

Gjatë bastisjes në 52 adresa në Stamboll, në Turqi, u zbuluan 425 emigrantë të paregjistruar, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Policisë së Stambollit, në koordinim me Drejtorinë për Luftimin e Migracionit Ilegal dhe Drejtorinë Doganore, organizuan pesë operacione kundër trafikimit të emigrantëve.

Gjatë kontrollit në 52 adresa, me ndihmën e policisë speciale, u kapën 425 emigrantë të paregjistruar, mes të cilëve 230 afganë dhe 195 pakistanezë.

Një gjobë administrative prej 1,320,462 lirash (më shumë se 83 mijë euro) u shqiptua për 8 persona që ofronin strehim për migrantët e paregjistruar.

Në rrjedhë është procesimi i migrantëve të paregjistruar. /aa