Turqi, puçistët dalin para gjyqit

Sapo ka filluar gjykimi i aktertëve kyç të puçit ushtarak që tronditi shtetin turk një vit më parë.

Të arrestuarit lidhur me pucin i cili nisi në bazën ajrore të Akinci po gjykohen në kryeqytetin e vendit, në Ankara.

Qeveria thotë se baxa Akunci ishte përdorur si qendër e përpjekjes së grushtit të shtetit të vitit të kaluar, i cili la gati 250 persona të vdekur dhe më shumë se 2,000 të plagosur.

486 persona të dyshuar për drejtimin e grusht shtetit po shkojnë në gjyq. Akuzat variojnë nga vrasja, deri në shkeljen e kushtetutës turke, në përpjekjen për të vrarë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. /MESAZHI/