Ballina Artikuj Vdiq i vetmuar por e përcolli një popull i tërë

Vdiq i vetmuar por e përcolli një popull i tërë

Dr. David Booker (r.a)

✍️- Një pamje, skenë e djeshme vërtet prekëse, e denjë për çdo vlerësim:
Një turmë e madhe njerëz, qytetarë dhe banorë të shtetit të Katarit, u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën profesorit kanadez, mjekut Dr. David Booker, i cili jetoi një jetë të përkushtuar ndaj Islamit dhe ndërroi jetë larg atdheut dhe familjes së tij.
Por në funeralin e tij, ai nuk ishte i huaj!
Vëllezërit e tij katarianë e rrethuan, ja falen namazin e xhenazes, u lutën për të, e mbartën mbi supe dhe e shoqëruan deri në vendin e tij të fundit të prehjes, sepse ata të gjithë u bënë familja e tij.
👉- Kështu, vëllazëria e Islamit shndërrohet nga fjalë të thjeshta në vepra, duke mishëruar fjalët e Zotit të Plotfuqishëm:
“Vërtetë besimtarët janë vëllezër.”
Këtë shembull nuk mundesh ta gjesh askundi përveç në Islam, fenë e mëshirës dhe paqes.
Zoti e mëshiroftë me mëshirë të plotë Dr. David Booker dhe i shpërbleftë njerëzit e Katarit, qytetarët dhe banorët për varrimin masiv të mjekut që jetonte larg familjes e që kishte pranuar Islamin, për këtë skenë fisnike dhe të admirueshme.(MV)