Turqia arreston 20 të dyshuar të DEASH-it

Gjithsej 20 persona u arrestuan sot në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste DEASH, bëri të ditur një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit, të gjithë shtetas të huaj, u arrestuan nga njësitë kundër terrorizmit të departamentit të policisë provinciale, tha burimi.

Më shumë se 300 persona janë vrarë vitet e fundit gjatë sulmeve vetëvrasëse me bomba dhe sulme të armatosura me shënjestër civilë të pretenduar nga organizata terroriste në Turqi.

Forcat turke të sigurisë janë përfshirë në një fushatë të gjatë për të parandaluar sulmet e DEASH-it.