Turqia dënoi ndërhyrjen e forcave izraelite të sigurisë kundër myslimanëve që faleshin në Xhaminë al-Aksa.
Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruhet: “Shkaktimi i vdekjes së 7 palestinezëve, përfshirë një fëmijë, nga forcat izraelite të sigurisë në qytete të ndryshme, kryesisht në Xhenin dhe plagosja e të tjerëve si pasojë e ndërhyrjes ndaj besimtarëve myslimanë në Mesxhid al-Aksa për adhurim është e papranueshme dhe e dënojmë ashpër atë.”
“Jemi thellësisht të shqetësuar për tensionet në rritje në rajon ditët e fundit. Dëshirojmë të theksojmë edhe një herë rëndësinë e moslejimit të provokimeve dhe kërcënimeve ndaj statusit dhe ndjenjës shpirtërore të Mesxhid al-Aksa-s, veçanërisht në këtë periudhë të ndjeshme. Urojmë mëshirën e Allahut për civilët palestinezë që humbën jetën në ngjarje, dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, shkruhet në deklaratën e ministrisë. /trt
The Israeli occupation forces stormed Al-Aqsa Mosque, wounding dozens. They openly shot peaceful worshipers#FreePalestine #Jerusalem #Aqsa #palestina #اقتحام_رمضان #IsraeliCrimes #Friday #RamadanMubarak pic.twitter.com/NuGrhjhaaV
— ⒷⓊⓉⒽⒶⒾⓃⒶ 𓂆🇵🇸 (@ButhainaNashwan) April 15, 2022







