Turqia dhe BE-ja do të mbajnë takim ndërparlamentar për herë të parë që nga viti 2018

Takimi i Komisionit të Përbashkët Parlamentar Turqi-Bashkim Evropian do të mbahet më 17-18 mars në Parlamentin Evropian në Bruksel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pritet që takimi i cili nuk mbahet që nga viti 2018 e deri më tani, në emër të Turqisë të kryesohet nga İsmail Emrah Karayel, bashkëkryetari i Komisionit të Përbashkët Parlamentar Turqi-BE dhe në emër të BE-së nga deputeti i PE-së, Sergey Lagodinsky.

Takimi i 78-të u mbajt për herë të fundit në Ankara më 19 dhjetor 2018 dhe është i rëndësishëm për faktin se do të bashkojë sërish pas një kohe të gjatë deputetët e Asamblesë së Madhe të Turqisë dhe të PE-së.

Pritet që në takim të diskutohen kryesisht marrëdhëniet Turqi-BE dhe se në cilat fusha do të zhvillohet bashkëpunimi në të ardhmen.

Parashikohet që krahas marrëdhënieve ndërparlamentare deputetët turq dhe evropianë të diskutojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse edhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. /aa