Turqia i bën thirrje Greqisë që t’i japë fund “trajtimit çnjerëzor” të emigrantëve

Turqia ka kritikuar Greqinë për trajtimin “trajtimin çnjerëzor” të emigrantëve pasi 19 emigrantët thuhet se ngrinë për vdekje në kufirin greko-turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se emigrantët, rrobat, këpucët dhe sendet e tjera të të cilëve dyshohet se u konfiskuan nga forcat kufitare greke para se të ktheheshin në Turqi, ngrinë për vdekje në mot të ftohtë si rezultat i “trajtimit çnjerëzor të Greqisë”.

“Greqia menjëherë duhet t’i japë fund trajtimit çnjerëzor, si në kufijtë e saj tokësor ashtu edhe në kufijtë detar”, theksoi ministria turke, duke akuzuar Athinën për shpërfilljen e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Po ashtu edhe ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, të mërkurën kritikoi ashpër Greqinë dhe Bashkimin Evropian (BE) për incidentin, duke shpërndarë disa foto të vendit ku u gjetën emigrantët e parregullt me viktimat të shfaqura me pamje të turbullt.

Dje, autoritetet turke njoftuan se të paktën 19 emigrantë të parregullt u gjetën të ngrirë për vdekje, duke rritur numrin e të vdekurve nga 12 një ditë më parë.

Ndërkohë, ministri grek i Emigracionit dhe Azilit, Notis Mitarachi, në rrjetet sociale tha se incidenti ishte një “tragjedi”.

Megjithatë, ai mohoi se forcat greke i kanë kthyer mbrapa emigrantët në Turqi, duke theksuar se çdo sugjerim ndryshe është “qartësisht i rremë”.