Përurimi i gazsjellësit Transnatolian (TANAP), i cili do ta përcjellë gazin natyror të Azerbajxhanit për në Evropë nëpërmjet Turqisë, u bë sot nën patronazhin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në qytetin Eskishehir.
Me anë të tubacionit TANAP synohet transporti i gazit natyror të nxjerrë nga shtrati Shahdeniz-2 dhe fushat tjera në jug të Detit Kaspik fillimisht drejt Turqisë dhe prej këtu për në Evropë.
Në ceremoninë e përurimit që do të organizohet nën patronazhin e Presidentit Erdogan në qytetin Eskishehir do të marrin pjesë kryetarët e shteteve dhe qeverive mike si dhe ministrat e energjetikës të vendeve përkatëse pjesëmarrëse në këtë projekt, udhëheqësit e lartë të kompanive të energjisë dhe burokratët e lartë.
Turqia, e cila viteve të fundit me anë të vizionit të përbashkët hodhi firmën në të gjitha projektet që ndihmojnë në integrimin e plotë të pellgut Kaspik me botën, së bashku me Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë është duke bërë përpjekje për të avancuar edhe më shumë bashkëpunimin rajonal.
Shembuj konkret të këtyre përpjekjeve janë linjat e tubacioneve gaz dhe naftësjellës si Baku-Tbilis-Xhejlan dhe Baku-Tbilis-Erzurum si dhe linja hekurudhore Baku-Tbilis-Kars që ndiqet nga gazsjellësi TANAP, i cili përbënë edhe shtyllën kurrizore të Korridorit Jugor të Gazit.
Projektet e Korridorit Jugor të Gazit janë të rëndësisë së veçantë, qoftë nga aspekti i garantimit të sigurimit të furnizimit të Turqisë me energji, qoftë nga aspekti i kontributit në garantimin e sigurimit të furnizimit të Evropës me energji.
Siguria e burimeve të Kaspikut dhe lëvizja në tregjet botërore nëpërmjet rrugëve ekonomike me vete do të sjellin edhe rritjen e bashkëpunimit dhe besimit reciprok në rajon.








