Turqia rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Pas vizitës në Jordani, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shkoi në Stamboll ku u takua me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlit Caushoglu.

Pacolli tha se Turqia, nëpërmjet Ministrit të Jashtëm, fuqishëm konfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.

Ky është postimi plotë:

Pas përfundimit të suksesshëm të vizitës në Jordani, në Stamboll u prita nga ministri i jashtëm i Republikës së Turqisë Mevlit Caushoglu.
Raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit. Turqia nëpërmjet ministrit të jashtëm fuqishëm rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.