Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Detare e Turqisë ka njoftuar se niveli i sigurisë për anijet me flamur turk në Ngushticën e Hormuzit është rritur në Nivelin 3, pas raportimeve për transmetime radiofonike që thoshin se Irani ka ndaluar kalimin e anijeve përmes kanalit, transmeton Anadolu.
“Është e rëndësishme që të ndiqen njoftimet e navigimit në rajon dhe nëse është e nevojshme të kontaktohet Qendra Kryesore e Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit (AAKKM)”, tha drejtoria në platformën amerikane të mediave sociale X.
Dje, SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një sulm të përbashkët ndaj Iranit, ndërsa Teherani reagoi me sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë.
Sot, Irani konfirmoi vdekjen e liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei dhe disa zyrtarëve të lartë në këto sulme.




