Ballina Lajmet Kosovë Turqia vazhdon mbështetjen për Kosovën

Turqia vazhdon mbështetjen për Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilim Kiliç.Në këtë takim, u bisedua lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me këtë rast, ministri Sefaj falënderoi Republikën e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës.